
Kolovica mbështet Agron Canollin, numrin 14 për asambleist dhe Uran Ismailin për kryetar të Prishtinës
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kandidati për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së, Agron Canolli, i cili garon me numër 14 në listën zgjedhore të kësaj partie, kanë takuar banorët e Kolovicës.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe pritje madhështore që i është bërë kandidatit Ismaili, ai para të pranishmëve ka theksuar se Kolovica është një nga lagjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kryeqytetit, por që për vite me radhë është lënë pas dore nga pushteti lokal. “Kolovica është lagje e madhe dhe e rëndësishme që meriton kujdes, jo lagje që duhet të lihet në harresë,” ka deklaruar Ismaili.
Ai ka identifikuar problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj lagjeje dhe ka premtuar:
ndërtimin e një çerdheje të re për lagjen;
qendër komunitare multifunksionale;
palestër vertikale në tri nivele për sporte të ndryshme;
legalizimin e pronave dhe hartimin e planit rregullues për lagjen;
ndriçim të plotë në çdo rrugë dhe hapësirë publike;
përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të trotuareve;
terrene sportive dhe hapësira rekreative;
autobusë modernë me stacione të ndriçuara dhe transport publik të qasshëm nga çdo pjesë e lagjes.
Ndërkaq, kandidati për asamble komunale që vjen nga kjo lagje, Agron Canolli, ka falënderuar banorët për pjesëmarrjen masive dhe mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga lagjja e tij. Ai ka theksuar se besimi i dhënë do të vuloset në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që morën pjesë, aktivistëve të palodhshëm, vullnetarëve, kryetarëve të nëndegëve, koordinatorëve dhe secilit që po jep kontributin e tij për këtë rrugëtim. Së bashku jemi forca që do ta ndryshojmë Prishtinën për të mirë!”, ka thënë Canolli në falënderimin e tij drejtuar banorëve të Kolovicës dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës.
#UranIsmaili 1️⃣9️⃣1️⃣✅
#AgronCanolli 1️⃣4️⃣✅