Komandant Jashari takon gjeneralin britanik, në fokus plani i tranzicionit dhe integrimi në NATO

06 tetor 2025 | 19:31

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, gjenerallejtënant Ian Cave.

Fillimisht gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral, si përmes trajnimeve por gjithashtu edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Gjeneral Jashari dhe gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK-ja të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Gjenerali Cave e falënderoi gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sistemit të sigurisë euro-atlantike dhe duke rritur besimin në integrimin e saj në strukturat e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka shkruar në…