Komandant “Mësuesi” i gatshëm t’i futet garës për deputet

27 mars 2024 | 17:16

Rafis Aliti do ishte i gatshëm të futet në listën e kandidatëve për deputetë nëse një gjë të tillë ia beson kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe organet e partisë. Aliti gjatë intervistës në Alsat tha se mbështet idenë e kthimit të figurave të vjetra të BDI-së në listat zgjedhore, pasi sipas tij kjo dëshmon vazhdimësinë e asaj çfarë është BDI-ja. I pyetur për zgjerimin e listës me persona nga parti të tjera, Aliti tha se në vitin 2014 e kishte propozuar një gjë të tillë në parti, por nuk ishte pranuar.

“Unë mendoj se do të ishte mirë që ata të cilët kanë treguar se me punën dhe aktivitetin e tyre qoftë në terren apo në Kuvend, pasi u përmend emri i Sadulla Durakut, pavarësisht se kanë bërë disa vite nuk do të thotë se nuk kanë ide të reja dhe progresive dhe të shkohet përpara, përkundrazi mendoj se ajo klasë politike e vitit 2001 e këtej, mendoj se është mirë për BDI-në sepse ruhet vazhdimësia në politik bërjen dhe në Kuvend. Sa më përket mua, unë këto tema nuk i kam hapur me Ali Ahmetin. Unë i kam thënë se atje ku të duhem, do të jem. Nëse Kryesia Qendrore e vlerëson se unë duhet të jem në listat për deputet, gjithsesi se për mua do të ishte nderë sepse unë e përfaqësoj BDI-në”, tha Rafis Aliti, BDI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 29.03.2024 Punime të…