Komandanti i dytë izraelit dorëhiqet nga ushtria prej luftës në Gaza

22 prill 2024 | 23:34

Kreu i komandës qendrore të Izraelit po dorëhiqet në gusht pas dështimit të inteligjencës ushtarake për parashikimin e sulmit të Hamas, shkruan agjencia turke Anadolu, duke cituar mediat izraelite.

Major Gjeneral Yehuda Fox ka informuar kreun e ushtrisë Herzi Halevi se do të dorëhiqet në gusht pas mandatit 3-vjeçar në krye ta divizionit ushtarak të Bregut Perëndimor, njoftonte rrjeti shtetëror izraelit KAN.

Pa informuar për arsyet e dorëheqjes së Fox, rrjeti njoftoi disa orë më herët se Maj. Gjen. Aharon Haliva, kreu i drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Izraelit ishte dorëhequr prej dështimeve në lidhje me sulmin e 7 tetorit nga Hamas.

Mediat shtonin se pas dorëheqjes Fox ishte kandidat për poste më të larta në ushtri dhe se hetimet për sulmin e Hamas pritet të sjellin të tjera dorëheqje të zyrtarëve të lartë të ushtrisë.

‘Anadolu’ shkruan se dorëheqjet vijnë teksa ofensiva brutale e ushtrisë në Rripin e Gazes vijon, sipas ushtrisë në kundërpërgjigje të sulmit të Hamas më 7 tetor ku u vranë më shumë se 1000 izraelitë.

Ndërkohë të paktën 34,151 palestinezë janë vrarë prej atëhere nga bombardimet izraelite, shumica gra e fëmijë, ndërsa banesat dhe infrastruktura e Gazës është shkatërruar duke lënë të mbijetuarit në krizë të rëndë humanitare.

Izraeli ka detyruar të zhvendoset 85% e popullsisë së Gazës, e cila vuan tashmë mungesë ushqimi, uji e mjekimesh ndërsa më shumë se 60% e infrastrukturës së territorit është shkatërruar sipas OKB.

Izraeli është paditur për gjenocid në gjykatën ndërkombëtare të Hagës por në një vendim të saj në janar Tel Avivi u urdhërua ‘të ndalojë aktet genocide dhe të garantojë ndihmën humanitare për civilët në Gaza’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e…