Komandanti i FSK-së bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

05 mars 2025 | 14:40

Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së” sot komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këto homazhe u bënë në nderim të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri.

“Kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut”, theksohet në njoftimin e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar me…