Komandanti i FSK-së dekoron ekipin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

09 shkurt 2026 | 11:49

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast GLT Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.

Në fund të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës,…