Komandanti i KFOR-it inspekton zonën kufitare në Leposaviq: Jemi të gatshëm të trajtojmë çdo situatë sigurie

13 dhjetor 2023 | 20:50

Komandanti i forcave të KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka realizuar një vizitë në komunën e Leposaviqit.

Siç njofton KFOR-i, Ulutash gjatë vizitës është takuar me ekipin drejtues të bazës ushtarake “Nothing Hill” dhe ka inspektuar personelin që kryen patrullime në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të vizitave të tij, Ulutash gjithashtu ka shkuar në kishën ortodokse “Shën Vasilije Ostroski”, ku është pritur nga prifti Milutin Popadiq.

Komandanti Ulutash theksoi angazhimin e plotë të KFOR-it në zbatimin e misionit të OKB-së pa asnjë anshmëri dhe në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të lirë për të gjitha komunitetet që banojnë në Kosovë.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e KFOR-it për të menaxhuar çdo sfidë që mund të lindë dhe të ndikojë në stabilitetin e sigurisë së rajonit.

Po ashtu, Ulutash tha se mbështet procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë duke u siguruar që të ecë në rrugën e duhur drejt zgjidhjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë…