
Komandanti i KFOR-it në panairin multikulturor për fëmijë: Fëmijët, burim themelor për të ardhmen e Kosovës
01 qershor 2025
| 15:30
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka marrë pjesë sot në panairin multikulturor për fëmijë.
Nga KFOR-i kanë thënë se pjesëmarrja e gjeneral Barduanit në këtë ngjarje dëshmon se si KFOR-i i njeh fëmijët si një burim themelor për të ardhmen e Kosovës.
“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një ditë përkujtimore që nderon fëmijët në mbarë botën, e festuar më 1 qershor. Dita e ka origjinën nga Proklamata e Gjenevës e vitit 1925 në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, me qëllim promovimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve”, ka njoftuar KFOR-i.