Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

21 tetor 2025 | 12:39

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka biseduar për sigurinë në Kosovë.

Ulutash, ka përsëritur angazhimin e KFOR-it për të kryer misionin në interes të të gjithë qytetarëve në Kosovë.

“Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me Xhelal Sveçlën në Prishtinë. Ata ndanë mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Ulutash përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është…