Komandanti i KFOR-it takon shefin e ri të UNMIK-ut, flasin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan UIuas, ka pritur të enjten në takim shefin e ri të UNMIK-ut, Peter Due.
KFOR-i ka njoftuar se takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, ku edhe është theksuar bashkëpunimi me UNMIK-un.
“Gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i.



