Komandanti i KFOR-it takon zyrtaren e lartë të NATO-s, diskutojnë për gratë, paqen dhe sigurinë

03 qershor 2025 | 15:07

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar të martën me Irene Fellin, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për gratë, paqen dhe sigurinë.

Takimi është mbajtur në “Film City” në Prishtinë.

Në një njoftim zyrtar, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë me dije se bisedimet kanë qenë një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi mënyrën e zbatimit më të mirë, edhe në sferën e misionit të KFOR-it, të agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, në përputhje me dispozitat e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i.

Takimi vjen një javë pas konferencës së KFOR-it mbi gratë, paqen dhe sigurinë, të mbajtur në Selanik, më 27 dhe 28 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka, mesfushori dhe kapiteni 32-vjeçar i Zvicrës, mund të…