
Komandanti i policisë në Lipjan: Ofrova dorëheqje, s’jam shkarkuar
10 korrik 2025
| 11:03
Komandanti i stacionit policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka konfirmuar se ka ofruar dorëheqje pas rastit tragjik të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Gashi ka thënë se akoma nuk ka vendim të ri, por që pret sot që t’i caktohet në një pozitë tjetër brenda policisë.
“E vërteta është që kam ofruar dorëheqjen morale. Akoma nuk ka vendim të ri. S’jam shkarkuar. Pres që sot të me ndërrohet pozita, pas vendimit tim për dorëheqje”, ka thënë Gashi për “Klan Kosova”.