Komandanti suprem në orën 16:00 u drejtohet ushtarëve të FSK-së

17 shkurt 2020 | 11:04

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të kthehet në Kosovë pas takimeve që pati në Munih e Bruksel.

Ai do të aterojë sot në Prishtinë, pikërisht në 12-vjetorin e Pavarësisë.

Ndërsa, tashmë është bërë me dije edhe agjenda e tij.

Në orën 16:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Ndërsa në orën 18:00, presidenti Thaçi organizon pritjen shtetërore për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Katedralen  “Nënë Tereza” – Salla Kulturore “Bogdanpolis”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i Manchester United dhe Irlandës së Veriut, Harry Gregg…