Kombet e Bashkuara alarmohen për rrezikun e një aksidenti madhor bërthamor në Ukrainë

08 prill 2024 | 11:46

Një sulm i ri me dron në centralin bërthamor Zaopizhzhia të Ukrainës ka ngrehur rrezikun për një “aksident madhor bërthamor”.

Rusia ka thënë që Ukraina qëndron prapa sulmit që lëndoi tre persona, teksa këta të fundit e kanë mohuar përfshirjen.

Ky central me gjashtë reaktorë, i mbajtur nga Rusia, është në vijën e parë të konfliktit Rusi-Ukrainë, shkruan BBC-ja.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar kundër këtyre sulmeve.

Kreu i kësaj organizate, Rafael Grossi, ka thënë që sulmi me dron i së shtunës ishte pamatur, dhe “eskalim i sigurisë bërthamore dhe rreziqeve të sigurisë” në lidhje me centralin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qershori do të nis me pushime në bregdetin shqiptar për…