Kombëtarja e Kosovës renditet mes dhjetë përfaqësueseve me performancën më të mirë në vitin 2025

11 tetor 2025 | 10:24

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur një sukses historik, duke u renditur ndër dhjetë përfaqësueset me performancën më të mirë për vitin 2025, sipas “Transfermarkt”.

Kjo arritje e vendos Kosovën përkrah kombëtareve elitare evropiane dhe botërore, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të nivelit të saj futbollistik.

Kjo renditje është një dëshmi e progresit të vazhdueshëm që ka bërë futbolli kosovar në vitet e fundit.

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar mbrëmë 0:0 ndaj Sllovenisë, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në një atmosferë të shkëlqyeshme të krijuar nga tifozët Dardanët, Kosova zhvilloi një përballje të fortë ndaj një rivali cilësor, duke treguar karakter dhe disiplinë taktike.

Ndeshjen e radhës, Dardanët e zhvillojnë, të hënën, në Goteborg ndaj Suedisë.

Përndryshe Kosova, në grupin e saj gjendet në pozitën e 2-të në tabelë me 4 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet ndoshta ndeshja më e rëndësishme për të gjithë…