
Komentimi dhe festa e çmendur e ekipit të Kosovës pas kualifikimit të Bad News Eagles
24 prill 2022
| 13:00
Bad News Eagles kanë shkruar histori, pasi janë kualifikuar tutje në turneun më të madh në botë për CS:GO.
Triumfi 2:1 ndaj ekipit çek SINNERS, ia siguroi kualifikimin për në Antwerp Major 2022.
Në raundin e parë djelmoshat kosovar pësuan humbje, por më pas u rikthyen për të korrur fitore ndaj çekëve.
Kështu Bad News Eagles arritën tri fitore dhe dy barazime gjatë zhvillimit të këtij turneu.
https://twitter.com/i/status/1518172598789619712