KOMF mirëpret miratimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare

15 dhjetor 2023 | 13:13

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka mbajtur konferencë për medie, pas miratimit të Ligjit të ri për shërbime sociale dhe familjare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, emër të 35 organizatave anëtare është prezantuar qëndrimi i koalicionit duke rekomanduar që të merren veprimeve për implementim efikas të këtij Ligji.

Donjeta Kelmendi, drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, ka thënë se kanë qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij.

Ajo ka falënderuar të gjitha institucionet e përfshira në këtë hartim e këtij projektligji, duke shtuar se pritet të ngritët cilësia e ofrueseve të shërbimeve sociale.

E lumtur për miratimin e këtij ligji është shprehur edhe Ibadete Krasniqi nga Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), duke shtuar se është punuar intensivisht që edhe Kosova ta aprovojë një ligj të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.26€…