
Komisionerja e BE-së bëhet gjyshe për herë të parë
10 maj 2021
| 15:19
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, u bë gjyshe për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë presidentja, duke postuar në Instagram një foto, në të cilën përqafon mbesën e saj, duke shkruar: “Gjyshe krenare. Një moment kaq magjik – nipi im i parë!”
Kujtojmë se Ursula është nënë e shtatë fëmijëve.