
Komisionerja e BE-së, Marta Kos, i shkruan letër Kamberit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar letrën e komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila shkruan për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kjo letër vjen, pasi deputeti Kamberi u ka dërguar letra zyrtarëve të lartë të BE-së ku i ka njoftuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe pasivizimin e adresave.
“Edhe një përgjigje nga Brukseli. Shqiptarët e Luginës po marrin vëmendje gjithnjë më të madhe në institucionet e Brukselit! Marta Kos, Komisionere e Bashkimit evropian për zgjerim, nëpërmjet një letre të dërguar, siguron se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe konfirmon se Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së!”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.