Komisionerja për zgjerim e BE-së kritikon Kosovën: Ende nuk keni filluar miratimin e reformave

21 nëntor 2025 | 11:24

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, ka kritikuar Kosovën se ende nuk ka filluar reformat e parapara sipas Planit të Rritjes.

Ajo ka thënë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, qëndrojnë mirë me përmbushjen e reformave.

“Plani i Rritjes ka të bëjë gjithnjë e më shumë kjo çështje ka të bëj me sigurinë dhe Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky është një gabim që e kemi bërë në të shkuarën por nuk mund ta bëjmë më. Ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë këtë edhe në mënyrë institucionale. Sot kemi ardhur këtu të bëjmë se çka po ecë me Planin e Rritjes sepse tani jemi dy vjet pasi kemi filluar Planin e Rritjes. Kemi edhe dy vjet por tani është momenti të diskutojmë. Ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë të gjithë së bashku”, ka thënë ajo.

Mirëpo Kos, ka thënë se janë dy vende që ende nuk kanë filluar me zbatimin e reformave.

“Por, duhet të jemi të sinqertë se dy nga gjashtë vendet e rajonit, ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimit. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50 për qind të reformave të dakordësuara. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit tashmë përfitojnë nga kostot më të ulëta. Por, nuk duam që ndonjëri prej jush të ngecet pa ecur”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se viti 2026…