Komisioni çështje të sigurisë miraton vendimin e qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza

14 prill 2026 | 10:51

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar vendimin e qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ky vendim dëshmon pjekurinë e shtetit dhe kapacitetin e FSK-së për të marrë përgjegjësi ndërkombëtare.

Ndërsa deputetja e LV-së, Shqipe Selimi, ka theksuar se FSK-ja është e gatshme të kontribuojë në misione paqeruajtëse krah aleatëve ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën pjesëmarrjen në këtë mision, duke kërkuar mbështetje të plotë për pjesëtarët e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion ka miratuar me 7 vota për dhe…