
Komisioni Disiplinor hap procedurë hetimore ndaj Dallkut
14 maj 2021
| 16:30
Armend Dallku është nën hetim nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, kishte akuzuar vendimet e gjyqtarëve pas ndeshjes së finales së Kupës së Kosovës kundër KF Llapit.
Për komentet e tij, Komisioni Disiplinor ka hapur procedurë ndaj Dallkut, ku sipas udhëzimeve të Komisionit kërkohet një deklaratë sqaruese deri më 18 maj ose Komisioni do të marrë vendim për të gjobitur trajnerin.