Komisioni për Avancim zhvillon intervistimin e kandidatëve për Prokurorinë Speciale
Komisioni për Avancimin e katër (4) prokurorëve në Prokurorinë Speciale, i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, (KPK), nën udhëheqjen e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ka zhvilluar intervistimin e kandidatëve për avancim në këtë prokurori.
Përveç z. Qalaj, anëtarë të Komisionit kanë qenë edhe z. Arian Gashi, anëtar i Këshillit Prokurorial dhe z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.
Në këtë proces për avancim në Prokurorinë Speciale kanë aplikuar gjithsej dhjetë (10) prokurorë, ndërsa në fazën e intervistimit kanë marrë pjesë tetë (8) prej tyre, të cilët janë intervistuar në përputhje të plotë me kriteret, procedurat dhe standardet e përcaktuara me rregulloret në fuqi dhe aktet e tjera nënligjore.
Anëtarët e këtij komisioni kanë theksuar se ky proces për avancim është zhvilluar përmes fazave të parapara, duke garantuar transparencë, objektivitet, profesionalizëm dhe respektim të standardeve më të larta të sistemit prokuriorial.
KPK do të njoftojë opinionin publik me kohë lidhur me vendimmarrjen përfundimtare dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të avancohen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
#SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves #KeshilliProkurorial #KPK



