Komisioni për Buxhet miraton planifikimin financiar të RTK-së për 6-mujorin e parë të 2026-s
04 mars 2026
| 11:08
Komisioni për Buxhet ka miratuar planifikimin financiar të Radio Televizioni i Kosovës (RTK) për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në vlerë prej 4 milionë e 480 mijë euro nga buxheti i Kosovës, mes diskutimeve për sfidat financiare dhe menaxhimin e institucionit, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i financave në RTK, Gazmend Rexhepi, tha se për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, RTK ka të parapara 4 milionë e 480 mijë euro nga buxheti i Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, deklaroi se viti 2025 ka qenë sfidues për shkak të mosfunksionalitetit të bordit dhe Kuvendit si themelues, duke theksuar se RTK është përballur me rrezik për mospagesë të pagave, për herë të parë në historinë e saj.



