Komisioni për buxhet nuk e miraton Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

21 tetor 2020 | 14:19

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk e ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë, por i duhet edhe një lexim që të kalojë procedurat e nevojshme parlamentare.

Komisioni ka vendosur që të mërkurën e ardhshme të shqyrtohen dhe miratohen tetë amendamentet dhe raporti për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në Trust.

Ndërsa Komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është përqendruar në rinovimet e kontratave të futbollistëve që…