Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

16 shkurt 2022 | 12:54

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë dhe Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave me Shqipërinë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se dy marrëveshjet thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Megjithëse i kanë dhënë mbështetje në parim, deputetët opozitarë kanë ngritur disa paqartësi teknike për marrëveshjen për sigurime shoqërore me Shqipërinë.

Madje deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka konsideruar të papërgatitur për këtë temë ministrin Murati. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari sot feston ditëlindjen.…