Komisioni për ekonomi përcakton objektivat e punës

25 shkurt 2020 | 13:04

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, nën kryesimin e Endrit Shalës nga Nisma Socialdemokrate, ka mbajtur një diskutimin lidhur me detyrat, prioritet dhe organizimin e punës së këtij komisioni.

Shala ka shpalosur disa prioritetet e këtij komisioni për monitorimin e agjencive të pavarura dhe të qeverisë.

“Më lejoni të propozoj disa prioritete: Shqyrtimi i projektligjeve, hartimi i nismave legjislative, mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit dhe duhet të përcaktohemi që në tërësi ta monitorojmë ligjin apo vetëm pjesën që është përkatëse për komision, mbikëqyrja e punës së ministrisë në baza tremujore, monitorimi i zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, monitorimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi, bashkëpunimi me odat ekonomike dhe shoqërinë civile”, ka thënë Shala.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar që pjesë e aktiviteteve të jetë edhe monitorimi i ndërmarrjes “Trepça”.

“Mendoj që këtij komisioni duhet t’i shtohet edhe pjesa e monitorimit të ndërmarrjes ‘Trepça’. Është e vetmja ndërmarrje minerare dhe që Qeveria e Kosovës është aksionare. Ta fusim si pikë të veçantë të monitorimit këtë ndërmarrje”, ka thënë Shala, raporton “Epoka e re”.

Me këtë rast, anëtari i këtij komisioni nga Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është e nevojshme të specifikohen me emra ndërmarrjet publike, por me një konstatim të tillë nuk është pajtuar Shala.

“Asnjë ndërmarrje nuk është e rregulluar me ligj të veçantë. ‘Trepça’ është shoqëri aksionare. Duhet ta presim të na vjen me urgjencë organogrami i ministrive të linjës”, është shprehur Shala.

Më tutje, anëtari i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike nga AAK-ja, Pal Lekaj, ka kërkuar që ta ftojnë në raportim ministren Rozeta Hajdari për t’i informuar se si do të fuzionohen ministritë të cilat janë shkrirë në një të vetme.

“Duhet ta ftojmë ministren që të vjen dhe të raportojë se si do të fuzionohen të gjitha ministritë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik”, ka deklaruar Lekaj.

Kurse anëtarja e këtij komisioni nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka kërkuar që të zbatohet kuota gjinore për ndërmarrjet publike.

“Kjo është një komponentë që duhet të kemi kujdes dhe ta marrim në komision punën e terrenit”, ka thënë ajo.

Pas diskutimeve, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Endrit Shala, ka konstatuar se në parim ky komision ka përcaktuar objektivat e veta.
Si përfundim në këtë mbledhje është konkluduar se pasi të vjen plani legjislativ nga Qeveria, komisioni të vendosë për monitorim të ndërmarrjeve publike.

Po ashtu në këtë komision u kërkua që javën e ardhshme të ftohet për raportim ZRRE-ja. Këtë propozim e bëri deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se ZRrE duhet të tregojë për përcaktimin e tarifave vjetore.“Mendoj se ZRRE është mirë të ftohet në takim që të na tregoj se si do të bëhet më tarifa. Mendoj se duhet të ftohet javën e ardhshme dhe ZRRE të tregojë për marrjen e hapave për përcaktimin e tarifave e vjetore”, u shpreh Krasniqi.

A.MAVRAJ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E quanin si “barbie”, po ajo i habiti të gjithë…