Komisioni për Legjislacion sot shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

05 nëntor 2020 | 10:41

Komisioni për Legjislacion sot në rend të ditës do ta ketë shqyrtimin dhe votimin e raportit e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia Covid-19.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në fillim të javës, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e premte për të kaluar në lexim të dytë këtë Projektligj.

“Në emër të deputeteve nënshkrues, dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Seanca do të mbahet ditën e premte në ora 11:00”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i UÇK-së Rexhep Selimi ka arritur në zyret e…