Komiteti i Rajoneve i BE-së ia hoqi Kosovës fusnotën, Konjufca e mirëpret vendimin
13 mars 2026
| 11:20
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e emërtimit të Republikës së Kosovës me fusnotë në dokumentet dhe komunikimet publike.
Ky vendim e harmonizon praktikën e këtij institucioni me emërtimin zyrtar që përdoret nga Parlamenti Evropian, dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm institucional në integrimin evropian të Kosovës.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, shprehu mirënjohje të veçantë për Raportuesen për Zgjerim dhe kryesuesen e Grupit Punues për Kosovën në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve, Gillian Coughlan, për mbështetjen dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën.



