
Komiteti Olimpik Amerikan zbaton urdhrin e Trumpit: Asnjë atlet transgjinor në garat e femrave
23 korrik 2025
| 15:50
Asnjë atlet transgjinor nuk lejohet në garat e femrave në Shtetet e Bashkuara. Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-së e ka konfirmuar këtë, duke njoftuar federatat e notit, atletikës dhe sporteve të tjera se ato kanë një “detyrim për t’u pajtuar” me urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump.
Politika e re, e njoftuar të hënën me një përditësim në faqen e internetit të USOPC dhe e konfirmuar në një letër drejtuar organeve kombëtare drejtuese të sportit, vjen pas një mase të ngjashme të miratuar nga NCAA në fillim të këtij viti, e cila preku, ndër të tjera, notaren Lia Thomas, atleten e parë transgjinore që fitoi një kampionat të Divizionit i të NCAA.