Komiteti Olimpik i Kosovës suspendon Federatën e Notit

14 maj 2022 | 18:49

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e Federatës së Notit.

Siç thuhet në komunikatë, KOK-u në mbledhjen e mbajtur më 5 maj 2022, ka vendosur për suspendimin e FNK-së nga anëtarësia deri në ekzekutimin e vendimit të Komisionit Arbitrazh Sportiv.

Ky vendim, sipas tyre, erdhi për shkak të shterjes së të gjitha mjeteve të parapara me statutin e KOK-ut, dhe pas dëgjimit të kryetarit të Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti nga BE i KOK-ut, në lidhje me mos ekzekutimin e vendimit të KAS nga Federata në fjalë, njofton Klankosova.tv.

Tutje thuhet se FNK-ja me datën 24 mars 2022 ka pranuar vendimin përfundimtar të KAS, pas padisë së bërë ndaj tyre nga gjashtë klube të notit, të cilat tash e sa vite nuk e kanë të mundur anëtarësimin në Federatë.

KAS ka vendosur në favor të klubeve pas shqyrtimit të të gjitha fakteve përkatëse duke e detyruar kështu Federatën e Notit që të pranojë në anëtarësinë e saj këto klube në mënyrë automatike.

Sipas tyre, pavarësisht se vendimet e KAS janë të obligueshme, FNK-ja ka refuzuar që të zbatojë këtë vendim.

Federata e Notit të Kosovës është deklaruar në lidhje me këtë, të cilët janë shprehur se Bordi i KOK-u po ndërhyn direkt në punët e brendshme si dhe në autonominë e Federatës së Notit të Kosovës.

Tutje në reagimin e tyre thuhet se ky vendim i KOK-ut bie ndesh me statutin e KOK-ut dhe atë të FNK-së.

“FNK pranoi me shqetësim këtë vendim të BE të KOK dhe menjëherë më datën 11.05.2022 ka thirrur mbledhjen e Bordit të Federatës së Notit me te vetmen pikë të rendit të Ditës Shqyrtimi i Vendimit për Suspendim të FNK nga BE i KOK”, thuhet në reagimin e tyre.

“Bordi i Federatës së Notit duke u bazuar në vendimin e BE të KOK mendon se një vendim i tillë bie ndesh me Statutin e KOK dhe atë të FNK-së, dhe i njëjti vendim ka për qellim që të ndërhyje në punët e brendshme të FNK-së, ta prish një Federatë e cila është zhvilluar më shumë mundë të madh dhe njëkohësisht të ndërhyje në autonominë dhe prishjen e imazhit të Federatës”.

“Të nderuar lufta e nisur nga z. Ismet Krasniqi para zgjedhjeve të KOK-ut, ku kishte ndërhyrje në zgjedhjet që u mbajtën në Federatat sportive në vitin 2020-21, po vazhdon edhe sot pa asnjë arsye, andaj vendimet arbitrare te këtij lloji tregojnë më së miri për udhëheqjen të cilën po e aplikojnë në raport me Federatat te cilat nuk ju nënshtrohen presioneve, të cilat e dëmtojnë sportin në përgjithësi, e në këtë raste dëshirojnë të dëmtojnë Sportin e Notit të Kosovës”.

Komunikata e KOK-ut në lidhje me suspendimin e Federatës së Notit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me bashkëpunëtorë, ka qëndruar…