Kompania amerikane vendos dy termocentrale lundruese në Vlorë, mbulojnë 15 për qind të konsumit të energjisë

27 shtator 2022 | 11:24

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka bërë me dije se dy termocentralet lundruese të prodhimit të energjisë që janë vendosur në Vlorë do të ndihmojnë vendin në përballimin e krizës energjetike.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”,  Balluku ka publikuar foto nga vizita e djeshme e bërë në të dy termocentralet e shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

“Dy njësi gjeneruese që do të mbulojnë 15 për qind të konsumit vendas dhe që janë brenda të gjitha kritereve. Falënderoj ambasadoren Kim për të gjithë mbështetjen dhe angazhimin e saj, si dhe Excelerate Energy, që këto dy anije, kaq shumë të kërkuara sot në botë, të vinin në vendin tonë”, ka shkruar Balluku.

Prodhimi i të dy termocentraleve lundruese që do të punojnë me naftë llogaritet në 114 megavat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 5 kilogramë heroinë janë sekuestruar sot nga…