Kompania “Duraku” storie e suksesshme në Gjermani

18 qershor 2020 | 01:04

Mërgimtarët e shumtë shqiptarë që emigruan për shkaqe të ndryshme nga Kosova në Gjermani, me shumë sakrifica dhe vështirësi për vite të tëra, ia arritën me sukses që të integrohen në shoqërinë gjermane.

Ishte një rrugë jo e lehtë. Këtu duhet shtuar edhe përkushtimi i vazhdueshëm i shumë bashkëatdhetarëve tanë për tu integruar në strukturën, me disiplinë dhe korrektesë, jo vetëm me rregullat dhe ligjet, por edhe me sistemin e punës në Gjermani.

Një shembull i mirë që me sukses ia arriti që të realizojë ambiciet në afarizëm në shtetin gjerman, janë tre vëllezërit Duraku nga Stanovci i komunës së Vushtrrisë. Ata sot me kompaninë e tyre me sukses ia kanë arritur që së bashku me njëzetë puntorët të cilët punojnë me zell në këtë ndërmarrje, të realizojnë me korrektesë dhe profesionalizëm të lartë projekte dhe kontrata të shumta pune.

Kudo që janë mërgimtarët tanë, me realizimet dhe  sukseset e tyre janë një kënaqësi e veçantë e që na bëjnë të ndjehemi edhe më krenarë, për sukseset e tyre nëpër vendet e ndryshme anë e mbanë botës, kudo që ata jetojnë dhe veprojnë.

Vizita e z. Fatbardh Blenishta, koordinator i “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” në Gjermani, së bashku me stafin e tij, ishte një hap i mirë që dëshmon seriozitetin dhe vëmëndjen për zhvillimin e mëtejshëmm të bizneseve shqiptare në Gjermani. Një ndër to u realizua me 08. 09. 2019, tek Kompania “Duraku”, ku përveç se u informuan për rezultatet dhe arritjet e kompanisë “Duraku” nga njëri prej vëllezërve, Sadik Duraku, i cili njëkohësisht është edhe drejtor i kompanisë.


Kompania “Duraku” gëzon autoritet dhe vlerësim të lartë, duke e radhitur vehten në një nivel me kompanitë e tjera simotra gjermane.   Si një kompani serioze “Duraku GmbH” dhe me ndjeshmëri sociale për fatet e atdheut shprehën gatishmërinë që të japin kontributin e tyre, duke u anëtarësuar dhe duke u bërë pjesë e “Unionit të Bizneseve” në Gjermani, në mēnyrë që të jenë sa më afër bashkëatdhetarëve tanë.

Është nder dhe kënaqësi, që  mërgimtarët tanë me punën e tyre po arrijnë suksese në të gjitha llojet  e afarzmit, siç është edhe kompania prestigjioze “Duraku” GmbH & GARTEN- UND LANDSCHAFTSBAU TIEF, Bonn.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia nuk ka të ngjarë të rihapë kufirin e saj…