Kompania “Ekoregjioni” pranon donacion 15 kamionë nga Qeveria e Japonisë

13 nëntor 2020 | 12:34

Kompania “Ekoregjioni” për rajonin e Prizrenit ka pranuar 15 kamionë donacion nga Qeveria e Japonisë. Këta kamionë do të përdoren për grumbullimin e mbeturinave.

Lajmin e ka bërë me dije kryesuesi i Bordit të “Ekoregjionit”, Bujar Dakaj në rrjetin social “Facebook”.

“Këto automjete do të shfrytëzohen për njësitë e Ekoregjionit në Malishevë, Dragash, Suharekë dhe Rahovec. Unë si kryesues i Bordit të Ekoregjionit, jam shumë falënderues dhe mirënjohës ndaj popullit dhe qeverisë japoneze për këtë donacion”, ka shkruar Dakaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Mitrovicë gjatë kontrollit të detajuar të një veture…