Kompania “Tara” e Tefik Tarashajt dhuron letër higjienike: “Jetimat e Ballkanit”: Zoti ju shpërbleftë me për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme

24 shtator 2025 | 11:36

Kompania e letrës higjienike “Tara”, nga Vlashnja e Prizrenit, me pronar Tefik Tarashaj, ka dhuruar për Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, donacion me letra higjienike, role mbulesa për tavolina dhe artikuj të tjerë të nevojshëm. Kështu është bërë e ditur nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Njoftimi i plotë:

Një falënderim i madh për Kompaninë Tara me pronar z. Tefik Tarashaj nga Vlashnja – Prizren, të cilët edhe kësaj radhe kanë sjellë donacion me letra higjienike, role mbulesa për tavolina dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.

Kompania Tara është donator i rregullt, që gjithmonë na ka shërbyer me bujari, pa pagesë dhe pa hezitim. 🌿

Zoti ju shpërbleftë me të mira për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj misionit tonë bamirës. ❤️

www.jetimat.org

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona këtë sezon po përballen me një fatkeqësi të vazhdueshme…