Kompanitë nga e hëna paralajmërojnë qarkullimin drejt Shqipërisë

27 maj 2020 | 11:34

Shqipëria nga 1 qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë, derisa Kosova ende s’ka ndonjë datë të caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse, sipas MSH-së, kjo do të mund të ndodhë me fillimin e Fazës së Tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë tokësorë e ajrorë.

Faza e tretë në Kosovë nis më 1 qershor, nga kjo e hënë.

Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë.

Madje në faqet e tyre në internet dhe rrjete sociale një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë.

Sipas së njëjtës kompani, linja të rregullta do të ketë Prishtina – Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë.

Në anën tjetër, kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë të detaje rreth të njëjtave se kur mund të nisin.

Edhe Mali e Zi dhe Maqedonia Veriore nga e hëna do t’i hapin kufijtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse pandemia ka goditur një pjesë të prodhimeve bujqësore,…