Kompany largohet pas 11 vjetësh nga City

19 maj 2019 | 12:31

Kapiteni Vincent Kompany largohet edhe zyrtarisht nga Manchester City pas plotë 11 vjetësh.

Mbrojtësi belg me Cityn arriti të fitojë 4 herë titullin kampion, dy herë FA Cup, katër kupa të Ligës dhe dy “Community Shields”. Mbrojtësi belg numëron 360 ndeshje me “Qytetarët” dhe ka arritur të shënojë 20 gola.

Mbrojtësi u transferua në Premier Ligë në verën e vitit 2008, kur City asokohe pagoi 8.5 milionë euro te Hamburgu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja kryesore ku edhe vendoset…