Kompany trajner i ri i Bayernit

26 maj 2024 | 08:07

Vincent Kompany do të jetë trajner i ri i skuadrës së Bayern Munichut.

Kështu ka njoftuar të shtunën mediumi gjerman “Sky”.

Trajneri Kompany do të transferohet nga Burnley dhe do të jetë zëvendësues i Thomas Tuchelit te Bayerni.

Sipas informatave të mediumit “Sky”, skuadra më e madhe gjermane do të paguajë dëmshpërblimin prej 10 deri në 12 milionë euro për 38-vjeçarin Kompany.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në një edicion VIP, një grua…