
Kompletohen çiftet e së tetës së finales, të EuroBasket 2025
Janë kompletuar çiftet e fazës “Round of 16” në EuroBasket 2025, ku nuk mungojnë duelet e forta dhe rivalitetet e veçanta.
Një prej tyre lidhet ngushtë me Trepçën dhe basketbollin kosovar.
Trajneri aktual i Trepçës, Adis Beçiragiq, i cili në këtë kampionat drejton kombëtaren e Bosnjë & Hercegovinës, do të përballet me Igor Miliçiqin, ish-yllin e Trepçës si lojtar dhe tashmë selektor i Polonisë.
Ky duel mes dy figurave që kanë lënë gjurmë në Mitrovicë sjell një dimension krejt tjetër për sportdashësit kosovarë.
Përveç kësaj përballjeje interesante, shorti solli duele të tjera të mëdha si:
Lituani – Letoni
Greqi – Izrael
Turqi – Suedi
Gjermani – Portugali
Itali – Slloveni
Serbi – Finlandë
Francë – Angli
EuroBasket tashmë hyn në fazën vendimtare, aty ku çdo ndeshje është “jetë a vdekje”.