Kompletohet ekzekutivi i komunës së Gjilanit, emërohet edhe drejtori i Arsimit

03 mars 2026 | 14:50

Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilanit, ku ndër të tjera u prezantua edhe drejtori i ri i Arsimit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Jeton Rexhepi i është bashkuar ekipit të tij qeverisës në krye të Drejtorisë së Arsimit, me angazhim për të avancuar cilësinë në arsim dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme në këtë sektor kyç për zhvillimin e qytetit tonë.

“Na presin shumë projekte dhe punë konkrete në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunës tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare…