Komplikohet situata: Konjufca tregon interpretimin ligjor që mori për Komisionin Hetimor

28 prill 2022 | 18:29

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për formimin e Komisionit Hetimor për energjinë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se ka marrë një interpretim nga Zyra Ligjore e Kuvendit në lidhje me këtë çështje.

Konjufca ka thënë se partitë në pushtet duhet të heqin dorë nga formulimi i çështjes në fjalë, si dhe opozita duhet ta rishqyrtojë mundësinë e propozimit.

Kjo i bie që ai grup parlamentar që do të jetë në krye të komisionit mos të jetë në listën nënshkruese për formimin e tij.

“Unë po distancohem prej të gjithë atyre deputetëve që kanë thanë që ky komision nuk duhet mu themeluar. Ky komision duhet mu themeluar, por në procedurë e ka të brendashkruar edhe zgjedhjen e drejtuesit ashtu qysh themelimi i Kuvendit e ka të domosdoshme zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të themi veç po e themelojmë nëse nuk ka hapësirë ligjore për me e sqaruar kush është drejtuesi. Zyra Ligjore është që drejtues s’mund të jetë Driton Selmanaj, si rrjedhim, s’mund të jetë asnjë prej këtyre që e kanë nënshkruar. Interpretimi ligjor është ky. Për këtë arsye, rruga përpara mund të jetë vetëm në një mënyrë. Dhe jam në favor të interpretimeve zhbllokuese. Ajo është që mazhoranca të heq dorë prej kësaj që e dikton formulimin e çështjes, e opozita që ta rishqyrtojë mundësinë e propozimit sa i përket lënies së lirë që ai grup parlamentar që dëshiron ta udhëheq këtë, të mos jetë i përfshirë në nënshkrime që zyra ligjore i interpreton si nënshkrime të iniciuesit”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj deklarate të Konjufcës, fjala u është dhënë për interpretime edhe partive opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka quajtur antiligjore dhe…