Kompozitori dhe DJ Rinor Kastrati, në bashkëpunim me MP3.ofc dhe James Hersey, publikojnë këngën e re “Miss You”

08 gusht 2025 | 15:33

Muzika elektronike po ngjitet në skenën botërore me një energji të re. DJ dhe kompozitori shqiptar Rinor Kastrati, prezanton projektin e tij më të ri “Miss You”, një bashkëpunim unik me producentin e njohur MP3.ofc dhe kantautorin me famë ndërkombëtare James Hersey.

Me ritme që ndezin pistat e vallëzimit dhe atmosferë që të çon menjëherë në plazhet verore, kjo këngë premton të jetë hiti i muajve të nxehtë.

Ky projekt sjell një përzierje të freskët mes ritmeve deep house dhe afro house, të shoqëruara me vokalin karakteristik të James Hersey, duke e shndërruar “Miss You” në një kandidat serioz për himnin e kësaj vere. Sipas artistëve, kënga pritet të bëhet pjesë e pandashme e playlistave të muzikës elektronike në mbarë botën.

No description available.

“Miss You” është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimeve krijuese pa kufij, me synimin për të pushtuar skenat e festivaleve ndërkombëtare, plazhet verore dhe valët radiofonike globale.

Tre artistët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me realizimin e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një nga punët e tyre më të suksesshme deri më tani.

Kënga “Miss You” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music, Deezer dhe shumë të tjera.

https://open.spotify.com/track/6EVSql03vDwckcV0ZvGs6O?si=3yCFZYJlQxabHCuYjPSd6g Miss You (One More Time)

No description available.

No description available.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten nuk ka pasur ndeshje në Kampionatin Evropian U17…