Komuna e Deçanit dhuron maska, dorëza dhe dezinfektues për stacionin policor

01 prill 2020 | 20:10

Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Deçanit, Izet Zenuni, dhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Agron Demukaj, të cilët janë në Shtabin Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës me Covid-19, kanë dhuruar një donacion mbështetës maska, dorëza dhe dezinfektues për Stacionin Policor në Deçan, po ashtu kanë falënderuar për punën që po bëjnë për menaxhimin më të mirë ndaj situatës së krijuar nga Covid-19.

Komandanti Stacionit Policor në Deçan, Faik Jahëmurataj, ka falënderuar në mënyrë të veçantë kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, dhe Shtabin Emergjent, për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep policisë në Stacionin Policor në Deçan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se tani është…