Komuna e Deçanit fiton të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

26 prill 2024 | 10:56

Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj”.

“Në bazë të Vendimit nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) Nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) nr. 10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në shkurt të këtij viti mori vendim për miratimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Sipas këtij vendimi, të gjithë personat fizikë dhe juridikë gjatë ushtrimit të aktiviteteve/veprimtarive në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë të obliguar t’i respektojnë dispozitat e këtij plani si dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 112 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që…