Komuna e Deçanit ndan 217 bursa për studentët meritor, secila në vlerë 400 euro
17 nëntor 2025
| 14:04
“217 bursa komunale për studentët meritor të Deçanit, secila në vlerë 400 euro!”, ka njoftuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ka shkruar në “Facebook” se ky vit shënon një rekord të veçantë, me një numër të madh fituesish, duke dëshmuar angazhimin tonë për të mbështetur më shumë studentë në rrugëtimin e tyre arsimor, një angazhim që vazhdon të realizohet me përgjegjësi dhe transparencë.
“Investimi tek të rinjtë dhe arsimi i tyre mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë. Urime të gjithë studentëve përfitues, suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik!”, ka shkruar Ramosaj.
https://decan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/11/Lista-e-studenteve.pdf



