Komuna e Deçanit nesër organizon aktivitetin tradicional ‘Dita e qethjes së deleve 2019’

19 korrik 2019 | 13:42

Nesër (e shtunë) në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019” Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Grupin Lokal të Veprimit (GLV) “Gjeravica”, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e qethjes së deleve 2019”.

I pranishëm në ketë aktivitet do të jetë kryeministri i Republikë së Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përfaqësues të Ambasadave nga Shqipëria dhe Mali i Zi, deputetë, zyrtarë dhe qytetarë.

Kjo festë gjithmonë ka qenë traditë dhe ç’do vit organizohet me qëllim që t’i bashkojë gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët e komunës së Deçanit për të festuar, duke promovuar kulturën dhe traditën tonë.

Aktiviteti fillon në orën 10:00, në bjeshkën e Strellcit te “Stanët e Shalës”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 28 mijë metra katrorë do të jetë objekti më…