Komuna e Drenasit, apel qytetarëve: Të keni kujdes ndaj zjarrvënieve

22 gusht 2019 | 15:54

Komuna e Drenasit  përkatësisht  Drejtoria Shërbimeve  Publike  dhe Emergjenca ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të jenë aktiv në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënësve.

“Stina në të cilën jemi po vazhdon të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve. Për çfarëdo rasti luten qytetarët që të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112”, është thënë në njoftimin e komunës së Drenasit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të enjte është mbajtur diskutimi publik i draft rregullores…