Komuna e Drenasit merr mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje

23 qershor 2021 | 13:56

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, Flutura Avdiu, së bashku më zyrtarë të drejtorisë, dhe të zyrës për komunikim me publikun, kanë pritur në takim përfaqësuesit e USAID-it, programi për qeverisje ekonomike.

Në takimin e mbajtur përfaqësuesit e USAID-it kanë njoftuar se bazuar në informatat mbi performancën, rezultatet në procesin e legalizimit, menaxhimin e të dhënave, koordinimin, bashkëpunimin dhe kapacitetet e angazhuara në procesin e legalizimit dhe rezultateve të arritura deri me tani në Drenas, kanë vendosur të përzgjedhin Komunën e Drenasit për mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

USAID-i, Programi për Qeverisje Ekonomike në bashkëpunim me MMPHI-në do të mbështesë Komunën e Drenasit në procesin e legalizimit, me fokus të theksuar në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve, si dhe do të ofrojë mbështetje në proces, shqyrtim të progresit dhe menaxhim të të dhënave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas zgjedhjes…