Komuna e Gjakovës dhe Shoqata “Bereqeti” nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi për ndihmë sociale dhe banim

26 janar 2026 | 15:56

Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, së bashku me Koordinatorin e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, z. Abdurrahman Bejtullahu, kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, e cila synon ofrimin e ndihmës sociale dhe realizimin e projekteve të banimit për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Nga Komuna e Gjakovës është theksuar se institucionet komunale do të vazhdojnë të jenë pranë rasteve sociale, ndërsa bashkëpunimi i vazhdueshëm me Shoqatën “Bereqeti”, e cila angazhohet gjatë gjithë vitit në misionin e saj humanitar, vlerësohet si tejet i çmuar.
Me këtë rast, Komuna ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Shoqatës “Bereqeti” në mbështetje të familjeve në nevojë. \Bleona Potoku\

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/14ZNTdytk5c/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfshirja e futsallit si disiplinë zyrtare në Lojërat Mesdhetare, duke…