Komuna e Gjilanit: Mësimdhënësit që janë kandidatë për asamblistë duhet ta pezullojnë punën

20 gusht 2025 | 15:04

Komuna e Gjilanit, repsektivisht Drejtoria për Arsim, ka informuar mësimdhënësit që janë kandidatë për asamble komunale të pezullojnë marrëdhënien e tyre të punës, ashtu siç është kërkuar me ligj. Aty janë sqaruar edhe datat se kur duhet të bëhet një gjë e tillë.

“Njoftim me rëndësi për mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit. Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në afatet e përcaktuara nga KQZ-ja lidhur me fushatën zgjedhore, ju njoftojmë se: zyrtarët publikë, respektivisht punonjësit e IEA-ve që janë kandidatë për këshilltarë komunal, janë të obliguar që të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05.09.2025 (7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës). Ky pezullim vlen deri më 17.10.2025 (5 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore)”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukrije RAMA Jemi në fillim shtatori, kur fëmijët marrin çantat…